Kulturë

Në jetët tona ndodh të lëndohemi pa fajin tonë, por edhe të falim ata që na kanë lënduar

Elizabetë Qarri-Musliu, pas përfundimit të shkollës së ulët dhe të mesme të muzikës ku mësoi pianon, studimet themelore i përfundoi, po ashtu, për piano në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës.

Studimet postdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Arteve të Universitetit “Kiril i Metodij” në Shkup dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Muzikore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga viti 1993 ka punuar aktivisht si profesoreshë e pianos dhe korepetitore në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, për të vazhduar , më pas si ligjëruese në Universitete të ndryshme: në Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren etj. Për dy mandate ka drejtuar me sukses shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Ka qenë dekane dhe aktualisht është prodekane ne Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndë nga fusha e muzikës. Gjatë karrierës së saj profesionale, ka qenë e angazhuar në shumë komisione si hartuese apo anëtare, në cilësi të ekspertes në fushën e planprogrameve nga fusha e arsimit muzikor, si dhe anëtare për hartimin e disa strategjive që lidhen me fushën e Arsimit dhe të Kulturës.

Aktiviteti i saj muzikor lidhet edhe me krijimtarinë si kompozitore orkestruese dhe interprete muzikore.

Përveç aktivitetit dhe çmimeve në festivale të ndryshme të muzikës, nga vitet ‘90 ka qenë aktive si kritike e kulturës me shkrime të ndryshme në gazeta ditore si ’’Rilindja” që për arsye politike aso kohe botohej në kuadër të “Bujkut”, në gazetën studentore si dhe revista të ndryshme. Është opinioniste dhe kritike e aspekteve kulturore.

Qarri-Musliu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Krenaria shpeshherë kundrohet nga nxitimi i papërmbajtur njerëzor, i cili i shtynë ata drejt gabimeve të mëdha.

Të ndash të pavërtetën nga e vërteta, do të thotë të jesh i zgjuar dhe të mos nxitosh drejt veprimeve që lëndojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.