Kulturë

Katër rrëfime i bashkon guximi për rizbulimin e vetes

Konstatimi se “diku tjetër do të cilësoheshe si njeri i aftë në disa fusha, ndërsa tek ne si dikush që nuk e ka gjetur veten” zbërthen atë se si shihen në Kosovë ata që gjatë jetës së tyre janë marrë me profesione të ndryshme.

Kësisoj mund të përshkruhen edhe eksperiencat e katër njerëzve të ndryshëm që janë bërë pjesë e videos “Një konstelacion i vetes”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Oda Haliti për shumëkënd njihet si DJ, por në fakt më seriozisht me muzikën ka nisur të merret para pak vitesh. Dikush tjetër e njeh edhe si person që merret me marrëdhëniet me publikun, apo si pronare e një lokali. Por për të arritur deri aty ku është sot, ajo nuk është frikësuar të ëndërrojë, eksperimentojë dhe ta zbulojë veten.

Besnik Leka merret me çështje të barazisë gjinore dhe viteve të fundit karrierën është duke e ndërtuar në këtë fushë. Ka qenë pjesëtar i organizatave të ndryshme, ka pasur grupin e tij të vallëzimit, e dikur ka punuar si shitës cigaresh. Tani ka zbuluar dhe po investon më shumë në pasionin e tij: punëdore. Krijon llamba...  (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.