Kulturë

“Home” i regjisores kosovare, në festivalin kualifikues për “Oscar”

Filmi i shkurtër “Home”, i regjisores kosovare, More Raça, vazhdon rrugëtimin. Kësaj radhe është përzgjedhur për në festivalin kualifikues për çmimin “Oscar”, shkruan sot Koha Ditore.

Do të jetë pjesë e garës zyrtare në “Florida Film Festival”, i cili do të zërë vend për dhjetë ditë gjatë muajit prill. “Home”, i cili trajton temën e privimit të gruas nga trashëgimia e pronës, një çështje me të cilën përballen shoqëritë patriarkale, mëton të ngrejë debat. Për këtë, Raça shpreson që përveç aspektit kinematografik, filmi i saj të ketë ndikim edhe në vetëdijesimin shoqëror.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.