Kulturë

“Agnus Dei” merr çmimin e 87-të ndërkombëtar

Në festivalin “Top Indie Film Festival Awrds”, i cili është mbajtur nga data 13 - 18 korrik në Los Angeles, filmi kosovar Agnus Dei me skenar e regji të Agim Sopit, ka fituar çmimin Filmi më i mirë i gjatë - Best Feature Film, transmeton Koha.net.

Në edicionin e tretë të këtij festivali amerikan, filmi kosovar kishte pasur dy nominime: Nominimin për Filmin më të mirë - Best Feature Film, dhe nominimin për regjisorin më të mirë - Best Director.