Kulturë

Instituti tërhiqet nga dhënia me qira e Kalasë së Vushtrrisë

Kontrata për qiradhënien e Kalasë së Vushtrrisë do të shkëputet. Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve pritet ta zyrtarizojë këtë vendim brenda ditës së sotme (e mërkurë).

Kjo tërheqje e kontratës është bërë pas takimit që kanë pasur mëngjesin e së martës në Komunën e Vushtrrisë kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, udhëheqësi i degës në Kosovë i organizatës suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, Sali Shoshi, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të IKMM-së, Agim Gërguri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pasditen e së martës IKMM-ja ka provuar ta shkëpusë kontratën me qiramarrësin, Mentor Salihu. Takimi midis Gërgurit e Salihut, i mbajtur në IKMM dhe i cili sipas burimeve të gazetës ka zgjatur disa orë, ka rezultuar i pasuksesshëm. Gërguri ka provuar që shkëputja e kontratës me të cilën Salihut i lejohet ta shfrytëzojë Kalanë e aty të hapë edhe restorant, të shkëputet me marrëveshje.

“Salihu në një moment është pajtuar që të shkëputet kontrata, por prapë ka ndërruar mendje”, i ka thënë ky burim gazetës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.