Kulturë

Filmi me Arben Bajraktaraj në rolin kryesor, më i miri në festivalin slloven

Filmi i cili vë në fokus apetitin e një njeriu për pushtet, është zgjedhur më i miri në Festivalin e filmit dhe verës në Slloveni.

“Bon Appetit” me regji të Erenik Beqirit, mori trofeun në kategorinë “Slak’s Vicios Cat” në kuadër të edicionit të 13-të të festivalit “Grossmann Fantastic Film and Wine Festival”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky film i shkurtër i realizuar në Shqipëri, në rolin kryesor sjell aktorin e njohur kosovar Arben Bajraktaraj.

Gjatë 18 minutave ngjarja zhvillohet rreth një darke të pazakontë, e cila përgatitet vetëm për persona të përzgjedhur të shoqërisë, ku në këtë rast Bajraktaraj si një njeri i uritur për pushtet gjen mënyra të tjera për të përmbushur nevojat e tij. Krahas tij, në këtë film që është produksion i “Anima Pictures”, luajnë edhe Romir Zalla e Ema Andrea.

Lajmi për këtë çmim është bërë i ditur të dielën, kur Beqiraj e ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.