Kulturë

Kulla e luftëtarëve të përjetshëm

Me gjithë moshën hapin e ka shumë të shpejtë. Shefqet Vokshi (73) po kryente ecjen e zakonshme të mesditës, të cilën pothuajse e ka kthyer në ritual. Takimi me shokë në Çarshi për kafe e muhabet është i pashmangshëm.

Duke kërkuar kullën që mban namin e familjes Vokshi, takimi më të moçmin e familjes është i rastësishëm, shkruan sot “Koha Ditore”. E shpejtë është ftesa për kafe në ballkonin e shtëpisë së ndërtuar krahas kullës plot histori. Rrugëve gjarpërore e të ngushta, jo fort larg Çarshisë së Madhe, Vokshi nis të rrëfejë histori.

“Të parët tanë kanë ardhur nga Vokshi. Kanë ndërtuar shtëpinë këtu, poshtë Çabratit e më larg qendrës për të pasur mundësi të tërheqjes në rast të rrezikut nga armiku”, thotë Vokshi, sa për të justifikuar hapat që duhet bërë deri te Kulla e familjes së tij.

Teksa me lëvizje të dorës tregon vendin ku duhet ulur mysafiri, përballë kopshtit të bukur e të gjelbëruar, vetë niset brenda për të sjellë gjithë ato dekorata e mirënjohje që presidentët e Shqipërisë, e të Kosovës dhe shoqata të miqësisë shqiptaro-amerikane, kanë ndarë ndër vite për pjesëtarë të familjes Vokshi ndër breza. Në mesin e tyre, më të njohurit, Sulejmani, Beshiri, Bija e Asimi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.