Kulturë

Piktorja e lojës me portrete të papërfunduara

Pjesë portretesh janë lënë në gjysmë, për ta krijuar një imazh të plotë për atë që i sheh. Në disa vepra, artistja e injoron pjesën e poshtme të portretit – gojën, e në të tjera e thekson veç atë. Loja e saj me portretin provokon imagjinatën, në kërkim të një përgjigjeje.

Albana Ejupi e jep me shumë thjeshtësi pikëvështrimin e saj, teksa thotë se punimet janë të plota për syrin e saj, vetëm se ajo “injoron pjesët që i duken të tepërta në një portret”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Artistja e re kosovare e ka nisur rrugëtimin e saj në botën e artit para tetë vjetësh dhe tashmë dallohet me stilin e veçantë të punës. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo flet për lidhjen emocionale me artin, tek ndalet edhe në gjysmëportretet që e dallojnë punën e saj.

Laboratori ku “injorohen pjesët e tepërta...”

Albana Ejupi, e lindur në Prishtinë më 1994 ka përfunduar studimet bachelor në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Aktualisht është duke ndjekur studimet master në të njëjtin vend. Sado e re në moshë, Ejupi ka arritur të shquhet me artin e saj, duke u prezantuar në disa ekspozita personale e kolektive në Kosovë e Shqipëri... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.