Kulturë

Pas 22 vjetësh kthehen fletoret e vjedhura të Charles Darwinit

Descriptive Text

Dy fletore të vjedhura, të shkruara nga Charles Darwin, janë kthyer në mënyrë misterioze në Universitetin e Cambridget, 22 vjet pasi ishin zhdukur, shkruan BBC-ja të martën.

Fletoret e vogla vlejnë miliona funte dhe përfshijnë skicën e shkencëtarit “pema e jetës”.

Kthimi u bë pasi biblioteka nisi një apel mbarë botëror për t’i gjetur.

“Ndihem e gëzuar”, ka thënë bibliotekarja e Universitetit, Jessica Gardner.

Duke mos mundur ta fsheh buzëqeshjen, ajo ka thënë se këto shënime janë të sigurta, janë në gjendje të mirë dhe më në fund janë kthyer në shtëpi.

Por kush i ktheu dy fletoret me madhësi të kartolinës “është një njeri i vërtetë”, shtoi ajo.

Ato u lanë në mënyrë anonime në një çantë rozë të ndezur që përmbante kutinë origjinale blu ku mbaheshin fletoret dhe një zarf të thjeshtë ngjyrë kafe.

Në të ishte shkruar “Bibliotekarë, urime pashkët”.