Kulturë

Ramë Lahaj çon zërin e Kosovës në Dubai

Një interpretim të fuqishëm, ka pasur tenori i skenave botërore Ramë Lahaj. Dhe kjo mund të konfirmohet qoftë edhe në pak sekonda xhirime, dërguar KOHË-s. Mjeshtri i këndimit lirik, ka pushtuar të enjten mbrëma amfiteatrin “Milenium” në Dubai me “Zërin e Kosovës së pavarur”, siç është titulluar koncerti.

Në repertor, siç shihet në njërën prej videove, ka pasur edhe “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Faim Ibrahimit, kënduar dikur prej Vaçe Zelës, dhe interpretimi i Lahajt e ka çuar publikun në këmbë.

Koncerti i tij u mbajt në kuadër të ekspozitës botërore ”EXPO 2020 Dubai”, ku Kosova u paraqit për herë të parë.