Kulturë

Botohet në disa vëllime kolana e Musine Kokalarit

Descriptive Text

Kolana e Musine Kokalarit tashmë është në prag të përfundimit dhe veprat pritet të vijnë shumë shpejt. Vepra 1 - ‘Siç më thotë nënua plakë’ dhe ‘Nënua plakë në Romë’, Vepra 2 - ‘Sa u tunt jeta’ dhe Vepra 3 - ‘Jeta ime universitare’ do ta përbëjnë këtë kolanë të Kokalarit.

Gjithashtu pritet të dalë nga shtypi dhe ditari ‘Jeta ime universitare’ – përkthim nga gjuha italiane i botimit të përgatitur nga profesorët e Universitetit 'La Sapienza', Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie. Përkthimi i ditarit të Kokalarit vjen në shqip nga përkthyesja dhe gazetarja e kulturës Arta Marku dhe do të shoqërohet me parathënie studimore nga Mauro Geraci dhe Simonetta Ceglie si dhe me një ese nga shkrimtari Visar Zhiti.

Botimi i kësaj kolane është përgatitur nga Biblioteka Kombëtare dhe është financuar nga Ministria e Kulturës dhe vjen në vazhdën e aktiviteteve të programuara për përkujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit, shkrimtares së parë shqiptare.