Kulturë

Teatri i Gjakovës pritet të marrë emrin “Hadi Shehu”

Teatri i Gjakovës po përgatitet që të festojë 40-të vjetorin si teatër profesional. Në mesin e shumë aktiviteteve që do të mbahen për këtë 40-të vjetor, do të propozohet edhe një emër për Teatrin e Gjakovës.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Meriton Firzi ka thënë për Radio Gjakova se do të propozohet që Teatri i Qytetit të marrë emrin e aktorit të madh, tashmë të ndjerë, Hadi Shehu.

Festimet për përvjetorin e Teatrit të Gjakovës do të mbahen në shtator, ndërsa në këtë muaj do të merret vendimi nëse teatri do të marrë emrin e Hadi Shehut.

Për këtë duhet të votohet nga asambleistët në Komunën e Gjakovës.