Kulturë

Elisabeth Moss dhe Blerta Basholli mbi artin e rrëfimit të vërtetë për gratë

Descriptive Text

Regjisorja e skenaristja e “Zgjoit”, Blerta Basholli, ka thënë se atë gjithmonë e kishte tërhequr rrëfimi i Fahrije Hotit dhe admirimi i saj për të qe gjithnjë në rritje sa më shumë kohë që kalonin bashkë. “Kur ke si personazhe gra të forta, mendoj se shumë njerëz mendojnë se duhet të jenë të pambrojtura ose duhet të jenë të dobëta”, ka thënë aktorja Elisabeth Moss

Skenaristja dhe regjisorja Blerta Basholli me filmin e saj të gjatë debutues “Zgjoi” tregon rrëfimin e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje kosovare që filloi të shesë ajvar si një mënyrë për t’i punësuar të vejat në fshatin e saj të trazuar. Filmi, kandidat i Kosovës për “Oscar” për filmin më të mirë ndërkombëtar, tërhoqi mjaft fansa pas premierës në “Sundance” (2021), përfshirë edhe Elisabeth Moss. Ylli i “Mad Men” dhe “The Handmaid Tale”, ka thënë se ajo e ka shikuar filmin disa herë dhe ishte impresionuar aq shumë prej tij, kështu që ajo iu bashkua ekipit si producente ekzekutive bashkë me Lindsey McManus, partneren e saj në “Love&Squalor Pictures”.

Së fundi ajo ka bërë një bisedë me Bashollin në lidhje me zgjidhjet e nevojshme artistike për të realizuar një film që ngjall interes e të bazuar në rrëfim të vërtetë e që “IndieWire” është e privilegjuar që ta shfaqë të plotë bisedën. (Link:

Basholli ka thënë se atë gjithmonë e kishte tërhequr rrëfimi i Hotit dhe admirimi i saj për të vinte e rritej sa më shumë kohë që kalonin bashkë. Pasi u njoh me Hotin, më nuk kishte dilema nëse do të bënte apo jo një film për të, por mbetej të vendoste se në çfarë të fokusohej. “Unë gjithmonë them se mund të kisha bërë shumë filma për të”, ka thënë Basholli. “Dhe ky është vendimi më i vështirë kur realizoni një film të bazuar në histori të vërtetë. Sepse, si mund të bësh një film artistik, i cili nuk është dokumentar, dhe pastaj ta përqendrosh historinë rreth personit që e admironi aq shumë?”.

Moss vlerësoi portretizimin e fortë të personazhes kryesore, si dhe refuzimin e Bashollit për ta zbutur protagonisten kryesore në mënyrë të panevojshme.

“Kur ke si personazhe gra të forta, mendoj se shumë njerëz mendojnë se duhet të jenë të pambrojtura ose duhet të jenë të dobëta ose duhet të arrijnë në atë pikë”, ka thënë ajo. “Por në mënyrë të qartë, pasi filmi bazohet në ngjarje të vërtetë ju duhet të tregoheni të vërtetë. Dhe pajtohem, ajo padyshim është një person shumë i veçantë pasi arrti të bënte gjithë këtë udhëtimin në jetën e saj”.

Basholli e di se ajo ka mundur që të përfshijë shumë aspekte të jetës së pabesueshme të Hotit.

“Thjesht u përpoqa të kujtoja se çfarë më bëri më shumë përshtypje nga ajo, dhe çfarë do t’i bënte përshtypje edhe audiencës, dhe ajo ishte historia e saj e suksesit. Historia e saj fuqizuese, se si ajo krijoi dhe mbajti së bashku atë komunitet të grave që lehtësisht mund të kishin zgjedhur rrugë të tjera vetëm, dhe ndoshta edhe mund të ishin çmendur nga kaq shumë vuajtje”, ka thënë ajo. “Dhe në të vërtetë të ishin gjithmonë në pritje që dikush t’u ndihmojë”.

Regjisorja ka shtuar se “në shumë mënyra, ajo bëri gjëra kaq të mëdha. Nuk e di nëse ajo ishte e vetëdijshme për madhështinë e të mirave që po bënte”.

Marrë nga “Indiewire”. Përktheu: Alberina Haxhijaj