Kulturë

Komuna e Pejës bindet për ruajtjen e kalldrëmit në qendër të qytetit

Komuna e Pejës bashkë me institucionin lokal të trashëgimisë kulturore, kanë ndërruar mendje sa u përket trajtimit e hapësirës së mbuluar me kalldrëm që u zbulua para tri javësh në qendër të qytetit. Tash kanë vendosur ta ruajnë atë.

Qasja ka ndërruar edhe pas një vizite që i kanë bërë gjetjes, drejtoresha e Departamentit të trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Agim Gërguri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur u zbuluan, Komuna dhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Pejës i kishin thënë gazetës që rreth 15 metra katrorë kalldrëm në sheshin “Skënderbeu” nuk paraqesin ndonjë vlerë.

Kalldrëmi tashmë është i zhvendosur dhe gurët gjendet në paleta druri. Do të rivendosen aty ku u gjet kalldrëmi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.