Kulturë

Personalitetet 2021/ Kaltrina Krasniqi: Debutuesja e valës së re

Nëse “Vera andrron detin”, regjisorja e këtij filmi s’ka pse ëndërron festivale të mëdha. “Ne kineastët i kemi tri adresa në planet ku na intereson që filmat tanë të konsiderohen: Berlinale, Cannes dhe Venice”, do të thoshte Krasniqi.

Me filmin e parë debutues, goditi me të parën. Premierë direkt në Festivalin e Filmit në Venecie. Diku tha se kinematografia japoneze i pëlqen fort, por në Tokio ua mori çmimin kryesor. Kujtoi se i pëlqen aktorja Isabelle Huppert e pikërisht ajo qe kryetare jurie që ia dha çmimin. Në valën e re të kinematografisë së Kosovës, ajo është njëra prej surfisteve, e në të duhet të lundrojnë edhe institucionet.

“Edhe institucionet duhet të tregohen të mençura e ta shfrytëzojnë këtë moment kur vala e re e Kosovës – e quajtur #kosovonewwave ndërkombëtarisht – ka marrë këtë vëmendje”, ka thënë Krasniqi. “Një trajtim efikas institucional do ta soldifikonte praninë e industrisë sonë në Evropë dhe botë”, do të thoshte ajo.