Kulturë

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

“Sekret” është kënga fituese e festivalit të 60-të në RTSH.

Kënga e Ronela Hajatit ka marrë çmimin e parë.

“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit në jetën time”, ka thënë ajo e emocionuar, teksa shtoi se trofeun ia dedikon babait të saj.

Ndërkaq, pas saj u rendit Alban Ramosaj me këngën “Theje”.

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.