Kulturë

Filozofi i harruar shqiptar

“Filozof Riza Tevfiku”. Kështu e njihnin të gjithë. Meraku i tij për filozofinë ia kishte dhënë këtë emër. Ai nuk ishte vetëm filozof, por një poet shumë i madh dhe politikan gjithashtu. U lind më 1869 në kasabanë e ashtuquajtur “Xhisr-i Mustafapasha” në vilajetin e Edirnesë, në Svilendgradin e sotëm të Bullgarisë.

Nga një baba shqiptar dhe një nënë çerkeze. Për origjinën e tij ai do të fliste gjithmonë me mburrje dhe krenari, madje edhe në kohën kur nacionalizmi turk ishte në kulmin e tij. Profesori Muzaffer Doğan, i cili më 1983 kishte shkruar një artikull për Riza Tefikun në një të përditshme të kohës, kishte sjellë edhe vargjet e filozofit rreth origjinës së tij: “Babam Arnavuttur, annam Çerkes, bilmeyen varsa, öğrensin herkes” (Baba im shqiptar, nëna është çerkeze, nëse ka që s’e dinë, të gjithë le ta marrin vesh).

Babai i tij, Hoxha Mehmet Tevfik efendiu, vinte nga familja e njohur e Bylykbashëve shqiptarë të Dibrës, kurse nëna, Mynire Hanëm, një vajzë çerkeze nga fisi Shasi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.