Trashëgimia kulturore e Kosovës: zonim etnik apo qytetar?

Trashëgimia kulturore e Kosovës: zonim etnik apo qytetar?

08 July 2017 10:01

Koncepti i trashëgimisë kulturore objektivohet gjerë e gjatë: në sende e praktika, në gurë e në muzikë. Por, si koncepti, si objekti i trashëgimisë kulturore sfidohen çdo ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Në përgjithësi, trashëgimia kulturore e Kosovës sot përballet me tri sfida kryesore. E para është mosnjohja deri në heshtje e së kaluarës së trajtimit të trashëgimisë kulturore dhe mosnjohja e peshës së saj në proceset politike që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot.

Sfida e dytë përkon me qasjen politike të paprecedentë ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës, një pjesë e së cilës etiketohet brenda ligjeve si trashëgimi e Kishës Ortodokse Serbe, që ka nisur me negociatat e Vjenës për shtetësinë e Kosovës dhe mund të futet “sub rosa” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo qasje ende ekziston dhe propogandohet me vetëdije nga shumica e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë,nga Serbia dhe nga vetë Kisha Ortodokse Serbe.

Sfida e tretë është sfida e konservimit, menaxhimit profesional dhe e promovimit të trashëgimisë në kuadër të turizmit kulturor (

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme