Kulturë

Gjakova për herë të katërt kërkon qiraxhi për monumentin e Tabhanes

Descriptive Text

Tri thirrje publike kanë rezultuar të pasuksesshme për dhënien me qira të objektit që mbrohet si monument i trashëgimisë kulturore. I gjendur skaj Çarshisë së Gjakovës, objekti i Tabhanes nuk ka zgjuar interesim për bizneset e as individët.

Dy herë vitin e kaluar dhe një herë këtë vit, Komuna e Gjakovës ka bërë thirrje që ta japë në shfrytëzim katin e parë të objektit të trashëgimisë kulturore me mundësinë që aty të hapet ndonjë restorant, kafeteri a pastiçeri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj institucioni lokal është detyruar që të ndërrojë ofertën për katin e parë të objektit, në katin e dytë të të cilit është Muzeu i Muzikës që aktualisht nuk funksionon.

Komuna e Gjakovës për herë të katërt kërkon ofertues që të marrë në shfrytëzim hapësirën e katit të parë prej 121 metrash katrorë. Sipas shpalljes, kërkohen projekte që mund ta shndërronin hapësirën në një qendër kulturore dhe të edukimit joformal që do të përkonte edhe me Muzeun e Muzikës, të inauguruar vitin e kaluar.

Qiraja është caktuar të jetë 100 euro për një muaj, përderisa shfrytëzuesi do të angazhojë edhe dy ciceronë, që do të punojnë me gjysmë orari në Muzeun e Muzikës. Madje zyrtarët komunalë kanë thënë se prej 9 deri në 12 muajt e parë, qiramarrësi nuk do të ketë obligime sa i përket shfrytëzimit të hapësirës.

Dhënia në shfrytëzim e katit të parë pritet të jetë edhe çelësi i funksionalizimit të Muzeut të Muzikës. I inauguruar në korrik të vitit të kaluar, Muzeu qëndron i mbyllur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.