Kulturë

Kitaristi kroat merr çmimin “Ehat Musa” në Pejë

Descriptive Text

Pas maratonës katërditore me koncerte e gara, Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë ka përmbyllur edicionin e tretë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të dielën mbrëma në teatrin “Istref Begolli”.

Çmimi kryesor i festivalit, që mban emrin e kitaristit të famshëm pejan, Ehat Musa, shkoi sikurse edhe vitin e kaluar, në Kroaci. Juria ndërkombëtare shpalli fitues kitaristin 21-vjeçar Ivan Simatoviq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Kosovë ka qenë për herë të parë në Festival, ka thënë ai dhe se ka ardhur më tepër për të marrë përvojë sesa me synimin për të marrë ndonjë çmim.

Ai kthehet në vendin e vet, jo vetëm me titullin e më të mirit dhe me një mijë euro shpërblim, por edhe me një kitarë klasike të re në vlerë prej 7 mijë eurosh.

Pas shpalljes së fituesve, festivalin e përmbylli kitaristi i njohur italian, Antonio Fruscella me një koncert në të cilin interpretoi disa kompozime të veta, si dhe kompozime të kompozitorëve Emilio Pujol, Radames Gnattali, Simone Iannarelli, dhe Francisco Tarrega... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.