Kulturë

Fortifikimet gjigante dhe kalatë që lanë gjurmë në Berat

Descriptive Text

E ndodhur në bashkimin e lumenjve Osum dhe degës së tij Velabisht, ky fortifikim i Goricës ka një rëndësi të dyfishtë.

Nga njëra anë fortifikimi mbyll plotësisht grykën e Osumit, duke pasur përballë kalanë e Beratit, nga ana tjetër kontrollon mirë dhe nga afër shtegun tjetër që është grykëderdhja e Velabishtit.

Nga ana veriore kalaja është e mbrojtur nga shkëmbi natyral, kurse në anët e tjera dhe më ekzaktësisht në atë lindore, jugore dhe pjesërisht perëndimore është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të gjithë gjatësinë e tyre. Duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon shekujve 4-3 para Krishtit.

Ekzistojnë të dhëna për praninë e mbetjeve arkeologjike të një periudhe më të hershme të cilat datojnë në Bronzin e Vonë dhe në atë të Hekurit në zonat përreth fortifikimit të Goricës, që mund të tregojë se ky vendbanim mund të jetë më i hershëm se shekulli 3-të para Krishtit. Ndërprerja e jetës në Kalanë e Goricës, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit të 2-të para Krishtit.

Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës

Kodrina që mban emrin e Gradishtës ndodhet pranë fshatit Peshtan. Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore dhe perëndimore të saj. Këto anë të kodrës janë relativisht të buta dhe me lartësi të vogël, vetëm faqja veriore, që është më e ngushta, përbën një mbrojtje natyrale për pjerrësinë e saj. Kjo linjë muri ishte e ndërtuar me blloqe katërkëndëshe prej guri ranor tek i cili mund të vërejmë teknikën e ndërtimit të mureve të periudhës ilire. Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-t para Krishtit. Kësaj periudhe i përkasin hedhje të shumta fragmentesh qeramike në faqen jugore të kodrës që ndoshta lidhen me ekzistencën një punishteje qeramike.

Mbjeshovë

Kalaja e Mbjeshovës ndodhet në skajin verior të malit Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5-2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës. Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje.

Duke u mbështetur në konstruksionet e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Krishtit. Kjo kala konsiderohet si një nga qendrat arkeologjike më të ruajtura të rajonit. Ndërsa kalaja e Vokopolës, e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veriperëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon ushtarak.

Kalaja e Beratit

Kalaja e Beratit është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumi Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike dëshmojnë se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumente të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashtë, Antipatrea, përmendet në vitin216 para erës sonë. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve).Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit.

Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, qyteti Iliro-Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qenë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34).

Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV para Krishtit dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bahçesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi.

Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku.

Ura e Goricës një tjetër xhevahir i trashëgimisë kulturore

Ura e Goricës në Berat ka përfunduar së restauruari nga specialistët e kulturës dhe tashmë ajo i prezantohet qytetarëve të Beratit dhe turistëve të këtij qyteti si një monument i nxjerrë nga harresa e kohës.. Ka qënë një bashkëpunim midis Ministrisë së Kulturës dhe drejtorisë Kulturës në Berat, ,që është dhënë një investim prej 20 milion lekë , duke ia kthyer një pamje tjetër urës Goricës. Me një rëndësi të madhe për kulturën shqiptare.

Pas punimeve për restaurimin e saj kjo urë del nga balta disa metra dhe errësira ku ishte zhytur prej disa vjetësh. Sipas specialistëve Ura e famshme e Goricës,është një tjetër xhevahir i trashëgimisë kulturore . Ura e Goricës mbi lumin Osum është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, me disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme. Ajo ka nëntë harqe, prej guri, tetë këmbëza të ngulura thellë në ujë si dhe dy këmbëza të forta anësore në brigjet e lumit. Gjithashtu specialistët e fushës së Kulturës shprehen se ura ishte e shtruar me trarë të thatë dushku të prerë në Malin e Thatë të Goricës.

Më vonë në vitin 1777 sundimtari turk Ahmed Kurd Pasha i shtoi urës disa qemer prej guri. Në vitin 1888 gjatë muajit dhjetor ura u dëmtua nga prurjet e lumit Osum, ndërsa në vitet 1914-1918 ajo u dëmtua përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Sot Ura paraqitet në gjendjen e pas riparimeve të Luftës së Parë. Ura ka gjatësi 127 metra dhe ngrihet mbi 7 qemer rrethore, midis të cilave janë çelur dritaret shkarkuese. Në mesjetë ura lidhte Beratin me Janinën, Gjirokastrën edhe Vlorën, me këtë të fundit nga Qafë – Sinja. Në qytet ura lidhte qendrën e qytetit me lagjen Goricë. Duke qenë një vepër monumentale dhe tërheqëse, Ura e Goricës ka tërhequr edhe vëmendjen e mjaft udhëtarëve dhe artistëve të njohur të shekujve të kaluar. Kjo ishte edhe arsyeja e investimit në këtë urë, për t’i rikthyer asaj vlerat e mëparshme, duke e bërë pjesë të monumenteve të kulturës të aksesueshme ndaj vizitorëve të shumtë të Beratit, qytetit të UNESCO-s. D.XH

BERAT- Turistë e huaj ankohen për parkimin e makinave

Punonjësit e institucioneve dhe qarkut dhe makinat që vijnë nga zonat e tjera nuk kanë vend për të parkuar mjetin e tyre. Të shkosh në Beratin e bukur duhet të mendohesh mirë se ku do të parkosh makinën. Këtë shqetësim të madh e kanë dhe punonjësit e institucioneve shtetërorë , të cilat ndodhen në qarkun e Beratit. Janë 30 institucione shtetërore që kryejnë aktivitet në qarkun e Beratit ,ku punojnë nga qyteti Kuçovës , Urë – Vajgurore Poliçani, Berati, nuk kanë se ku të parkojnë makinat .Ata shprehen se bashkia nuk ka menduar për të ndërtuar një parkim ,për tu ardhur në ndihmë punonjësve të institucioneve shtetëror ,por dhe për ata persona që vijnë me makinat e tyre për të vizituar qytetin UNESCS, si dhe shumë hallexhinjtë që vijnë nga fshatrat e qarkut.

Për një shqetësim të tillë e kanë dhe numri i madh i turistëve që vijnë për të vizituar Beratin, befasohen kur shikojnë që pas mbërritjes së tyre në qytet, nuk kanë se ku parkojnë makinat. Sipas disa burimeve nga bashkia mësohet se turistët kur kanë parë mungesën e parkimit, janë shprehur Në këtë qytet kaq të bukur nuk ka një parkim për makinat.

Sipas punonjësve të institucioneve bëhet e ditur se ata janë të detyruar ti parkojnë makinat e tyre në periferi të qytetit, të lënë në mëshirë të fatit tyre dhe më pas të shkojnë në punë. Një pjesë e tyre i parkojnë nëpër lagjet e qyteti ,duke krijuar dhe debate të mëdha me banorët e lagjeve, të cilëve u bllokohen rrugët dhe ata që kanë makina s’kanë se ku ti lënë se vendet ua kanë zënë makinat e tjera. Pranvera Shella shprehet se nuk dimë se ç’të bëjmë në punë duhemi të jemi në orar, ky është ligji, por ne s’kemi se ku të parkojmë makinat. “Jam e detyruar të parkojë makinën në periferi dhe më pas jam e detyruar të udhëtoj në këmbë për të shkuar në punë. Bashkia duhet që të ndërtojë një parkim. Qyteti Beratit ka marrë pamjen e një qyteti evropian, pas përfundimet e pedonales , qytetit ,rrugëve të asfaltuara në të gjitha rrugët e qytetit, por i mungon një gjë thjeshtë e vogël, një parkim për makinat” shprehet qytetari. Banorët shprehen të çuditur kur shprehen Berati ka marrë formën më të bukur, por i mungojnë dy gjëra shumë të vogla një parkim dhe banjot publike, të cilat janë të domosdoshme.