Çifti Obama shkruan libra për 60 milionë dollarë

Çifti Obama shkruan libra për 60 milionë dollarë

01 March 2017 10:57

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michele kanë arritur marrëveshje për të botuar dy libra në shtëpinë botuese “Penguin Random House”.

“Kompania ka kërkuar të drejtën e publikimit të dy librave që do të shkruhen nga Presidenti dhe zonja Obama respektivisht”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese.

Titujt e librave nuk janë bërë të ditur, por BBC raporton se vlera e marrëveshjes mund të jetë më tepër se 60 milionë dollarë.

Obama është autor i bestsellerëve “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope”, ndërsa zonja Obama ka shkruar “American Grown” – libër për ushqim dhe kujdes për kopsht.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme