Kulturë

Udhëtimi i violinistit sirian nga brutaliteti deri te shpresa

Violinisti dhe kompozitori sirian Alaa Arsheed symbyllur luan në violinë, duke ndjekur ritmin dhe kalon lehtë nëpër nota. Kur i hap sytë i buzëqesh mikut të tij, kompozitorit Isaac de Martin, i cili ia kthen buzëqeshjen.

Muzika është pasioni i tyre dhe ata mëtojnë ta shfrytëzojnë atë për të dërguar mesazhe paqeje. Pasi që muajin e kaluar u ftuan në Itali për të performuar me bendin e tyre, “Adovabadan Jazz Orchestra”, në festivalin e gazetarisë, duoja bëri të ditur nisjen e kampanjës për të luajtur muzikë nëpër rrugët ku kaluan refugjatët sirianë.

“Ideja është që me muzikë të ndalemi nëpër kampet në Ballkan, të udhëtojmë prej Italisë deri në Greqi, të ecim nëpër rrugët e refugjatëve, të takohemi me artistë dhe incizojmë një album, si dhe të mbajmë sesione muzikore dhe punëtori për refugjatët”, thotë Arsheed, refugjati sirian, i cili që nga viti 2015 jeton në Itali.

Ani pse atij i mungon familja, që është e ndarë midis Sirisë dhe Libanit, Arsheed ka vendosur që të kërkojë azil në Evropë pasi që të marrë bursë nga organizata italiane “Fabrica”, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Në ndërkohë, ai mban sesione përmes Skypeit me disa prej anëtarëve të familjes të cilët po ashtu janë muzikantë. Kur ai luan në violinë i kthen kujtimet e shtëpisë së tij në Swedia në jug të Sirisë.

Në vitin 2006 babai i tij themeloi një hapësirë të artit dhe librari të quajtur “Alhpa”, ku vepra arti ekspozoheshin çdo muaj dhe muzikantë të ri mblidheshin për të dëgjuar dhe bërë muzikë. Për Arsheed, kjo përfaqëson fillimin e një revolucioni të gjerë kulturor në botën arabe, deri në kulmimin e kryengritjes në vitin 2011.

“Nëse ke hyrë në këtë hapësirë ke mundur të shohësh pikturat e dikujt derisa dikush tjetër do të luante në ndonjë instrument. Vinin shumë njerëz vinin”, kujton Arsheed. “Çdo javë ne kishim një ngjarje kulturore: ekspozita të artit, mbrëmje poetike dhe koncerte muzikore. Dhe kështu, çdo javë, ne kishim të pranishëm edhe një njeri të inteligjencës siriane që ulej në tavolinë, shikonte dhe dëgjonte bisedat tona. Por mund ta ndjeja anën e tij humane”, shton Arsheed. “Kur shikonte pikturat dhe dëgjonte muzikë, ai prekej nga to”.

Gjatë kryengritjes që u përhap gjithandej botës arabe në vitin 2011, qytetarët e Sweidas, po ashtu, nisën të protestojnë në mënyrë paqësore nëpër rrugë, duke shprehur dëshirën e sinqertë për ndryshim. Megjithatë, reagimi i shtetit ishte i shpejt dhe i ashpër... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.