Kulturë

“War for the Planet of the Apes” për luftën midis njerëzve dhe majmunëve

Një pjesë e grafitit “apokalipsi tani” paraqitet shkurtimisht në këtë film: krahasimi nuk është tërësisht i papërshtatshëm.

Aty është një lider ushtarak me kokë të rruar, i cili pati një moment të tmerrshëm të qartësisë në lidhje me gjendjen njerëzore dhe komanda e të cilit po përfundon me paragjykime ekstreme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por në fakt ky episod i fundit madhështor – nën regji dhe skenar të Matt Reeves – në shumë mënyra është afër filmave të vjetër të luftës dhe dramave si “The Great Escape” apo “Bridge on the River Kwai”, filma distipikë të viteve ’60 e ’70, dhe natyrisht origjinali “Planet of the Apes”.

Kjo vazhdimësi absorbuese e kësaj serie sjell storien e vet me bindje dhe intensitet; është shumë i besueshëm në botën e vet të krijuar dhe në besueshmërinë e personazheve majmunë, të cilët prezantohen goxha të vetëdijshëm dhe të bindshëm. Filmi nuk ka frikë që të vendosë në qendër të narracionit gravitetin brenda kësaj bote, me skena të mrekullueshme aksioni dhe lufte, të rralla por të krijuara mirë me prekje të lehtë të humorit dhe po ashtu nuk frikësohet nga skenat me dialog të gjatë dhe konfrontim të personazheve.

Në momente të krizave shohim disa pamje nga afër në fytyrat e tyre që janë çuditërisht shumë të arrira. Një pjesë e potencës së filmit e shtyrë nga figura e Caesarit, majmunit udhëheqës prezenca e të cilit është krijuar me ngjashmëri të Andy Serkis. Fytyra e tij në fakt nuk është aspak si e Serkisit, por kjo figurë ka prezencë dhe personalitet: ushtar i vjetër goja e të cilit gjithmonë jep imazhin e ngrysur e të ashpërsisë kur flet me autoritet.

Reeves i jep atij një moment klasik të udhëtimit nëpër kohë prej pikëpamjes së tij, ecje e ushtarëve nën komandën e tij që vazhdimisht rriten dhe nuk e respektojnë më. Situata është kjo, që njerëzit dhe majmunët tani janë në konflikt të hapur: Caesar udhëheq një komunitet të majmunëve në mal nga ku ai është gati të tërhiqet për në një tokë të premtuar: luginë me ushqim të mjaftueshëm dhe ujë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.