Kulturë

“Uncommon People” për ngritjen dhe rënien e yjeve të rockut

Descriptive Text

Little Richard duke vendosur jashtëqitjen në kuti të këpucëve dhe më pas duke u prezantuar fqinjëve më të vjetër si dhuratë për ditëlindje; Jerry Lee Lewis tashmë i martuar me kushërirën e tij 13 vjeçare; “Rolling Stones” në turneun legjendar të shthurjes në ShBA në vitin 1972; britma tmerruese e Michael Jacksonit pasi aksidentalisht njëra prej dorëzave të tij kishte rënë në tualet – mund të kenë qenë tunduese për David Hepworth që me librin “Uncommon People” ta kthejnë në një rock-version librin “Hollywood Babylon” të Kenneth Angerit.

Fatmirësisht ai i reziston tërheqjes për të krijuar antologji ku të gjithë këndojnë, vallëzojnë e pa skandale, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Në vend të kësaj ai ka krijuar një kornizë me më shumë kuptim mbi fenomenin e të qenit yll rocku prej viteve ‘50 deri në vitet ‘90: një kapitull për një vit, me secilin kapitull duke u fokusuar në një ditë të veçantë kur ka ndodhur diçka e rëndësishme apo emblematike.

Për shembull më 6 korrik të vitit 1957 dy adoleshentët nga Liverpooli, John dhe Paul, u takuan për herë të parë; më 1 tetor të vitit 1966 Jimmy Hendricks (ende pa e ndryshuar emrin në Jimi Hendrix) e shpalos talentin e tij tek Erick Clapton dhe kitaristë të tjerë; më 16 gusht të vitit 1977 vdes Elvis Presley; më 1 gusht të vitit 1987 xhirohet një film në stacionin e autobusëve në Greyhound, ku rikrijohet arritja në Hollywood pesë vjet më parë e Axl Rose (Guns N’Roses). Në vitin 1997 gjithçka pothuajse përfundon. Hepworth krijon një rast të besueshëm për këtë ndryshim.

“Epoka e yjeve të rockut përfundoi me vdekjen e produktit fizik, ngritjen e perkusionit automatik, dominimit të qasjes për krijimin e hiteve, adaptim i koreografisë gjithandej dhe mbi të gjitha avantazhi i internetit që shkatërron mistikën”, shkruan ai. “Epoka e yjeve të rockut ka qenë e njëjtë me rock’n’rollin, i cili me të gjitha premtimet e bëra në disa prej këngëve më të mëdha dëshmoi të jetë përcaktim i epokës së vallëzimit ose bendeve të mëdha. Epoka e muzikës rock ka përfunduar. Tani jetojmë në botën e hip-hopit” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.