Kulturë

Festivali që rizbulon traditën e fshehur të kitarës klasike

Zëri i sopranos Besa Llugiqi, i shoqëruar nga kitaristi italian Marco Feri, i ka dhënë koncertit të parë të festivalit ngjyrat e një mbrëmjeje operistike.

Tingujt e kitarës të akorduar për këngët spanjolle e kanë kthyer sallën e teatrit “Istref Begolli” në një hapësirë koncertore të nivelit evropian, ashtu siç janë edhe dy artistët që kanë interpretuar, shkruan sot Koha Ditore.

Publiku pejan qysh në fillim të edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të kitarës, “Peja International Guitar Festival 2017”, të enjten ka pasur mundësinë që të rrugëtojë nëpër muzikën e vjetër spanjolle me veprat e kompozuara nga Fernando Sor.

Sopranoja që ka shkelur skena me nam në Evropë e ka cilësuar si mangësi faktin që ky festival është i vetmi i këtij lloji në vend. Ka treguar se bashkëpunimi me Ferin është bërë pas një koncerti në Kroaci. Ka thënë se ndihet e privilegjuar sa i përket interpretimit me një artist si ai. “Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)