Kulturë

Karnavalet e Shkodrës, tradita që lidh rrënjët historike e kulturore të qytetit

Qindra qytetarë ndoqën performancat e shumta të aktorëve shkodranë dhe nxënësve të shkollave të këtij qytetit në ditën kulminante të karnavaleve, organizuar në datat 23, 24, 25 dhe 26 shkurt.

Për ora të tëra, qyteti është kthyer në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.

Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës ,ku në fund u bë dhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë .Grupi i organizatorëve kishin konceptuar aktivitete të shumta kulturore të shtrira në 4 ditë ,që zgjatën dhe këto festime karnavalesh në qytetin e Shkodrës.

Kjo festë prej vitesh e ka bërë Shkodrën të veçantë edhe këtë vit atmosfera e festive me angazhimin e artistëve u përcoll me shumë interes. Ndërkohë nga viti në vit, këto festime po tërheqin vëmendje jo vetëm për qytetarët shkodranë por dhe më gjerë.

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhës moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.

Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.