Kulturë

Rahoveci qysh tash ka formuar Këshillin e festivalit “HardhFest 2017”

Descriptive Text

Rahovec, 30 qershor - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin me të cilin ka formuar Këshillin për organizimin e festivalit të vjeljes së rrushit, apo siç njihet me emrin “HardhFest.

Sipas vendimit të nënshkruar, anëtarë të Këshillit për organizimin e festivalit të vjeljes së rrushit “ HardhFest 2017” janë: Agron Sokoli, Kryesues ndërsa anëtar janë Emrullah Spahiu, Dea Luma, Agim Haxhimurati, Faton Ejupi, Lulzim Sylejmani, Muhamet Behra, Fehmi Hoxha, Gardalin Shtavica, Haziz Krasniqi, Fadil Bugari, Qamil Sylka, Edon Cana, Ilir Pista, Skender Rama, Betim Zllanoga, Zeqir Pallqa, Bedri Sokoli, Hamit Makshana, Fejzullah Berisha dhe Naser Dula.

Këshilli, sipas vendimit, ndër të tjera e ka për detyrë të bëjë ftesat për grupe dhe individë pjesëmarrës si dhe të ndaj çmime në koordinim me përfaqësuesit e OJQ-së “HardhFest”.