Kulturë

Ansambli ‘Shota’ pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” jo rrallë kanë përfaqësuar kulturën shqiptare në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Kësaj radhe Ansambli “Shota” do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi.

Edhe në këtë festival ndërkombëtar “Shota” do të prezantojë kulturën shqiptare në mënyrë të denjë ashtu siç gjithmonë bënë.

Ky festival do të mbahet nga data 6 korrik deri më datë 14 korrik në Turqi.

Rikujtojmë që Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka shpallë edhe konkurs publik për këngë dhe shfaqje koreografike. Përmes këtij konkursi, Ansambli “Shota” ka për qëllim ti mbështesë projektet/idetë me karakter: Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore, stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të rinj me ide të veçanta kreative, inovativ, të cilat në formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin e tyre krijues. Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik, praktik, përmes të cilave do të evidentoheshin dhe formësoheshin kapacitete krijuese profesionale. Në kuadër të këtij konkursi, me projekt-idetë e tyre kreative mund të konkurrojnë të gjithë të interesuarit nga të gjitha trevat shqiptare.

{gallery}