“Ambasadorja e artit” prezantoi “Hyjneshat” në Berlin

“Ambasadorja e artit” prezantoi “Hyjneshat” në Berlin

28 February 2017 23:55

Publiku gjerman ka pasur mundësi që sot të shijojë artin shqiptar të skulpturës përmes figurës ikonë "Hyjnesha në Fron" të punuara nga artistja pejane, Arjeta Miftari.

Miftari ka ekspozuar sot "Hyjneshat" e saj në Berlin, dhe për këtë është ndier jashtëzakonisht e lumtur, raporton Koha.net.

"Sot jam një ambasadore e artit dhe për këtë jam shumë e lumtur që pata mundësi të prezantoj trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe 'Rrugëtimin e Hyjneshave' në Berlin. Një falënderim stafit me në krye ambasadorin. Jam shumë e emocionuar sepse nuk e kam pritur se do të jetë kaq madhështore", është shprehur Miftari për Koha.net.

Statuja e ikonës së artit parahistorik të Kosovës "Hyjnesha në Fron", ka frymëzuar artisten nga Peja që të sjellë hyjneshat në dimensione të ndryshme në teknikën e polimermerit, që tani do të jenë të ekspozuara në Berlin për tre muaj.

Gjithashtu "Rrugëtimi i Hyjneshave" do të vazhdojë ne Koln gjatë muajve të ardhshëm.

Më poshtë mund të shikoni momentin e hapjes së ekspozitës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme