Kulturë

Bunk’Art 2 në Tiranë ul çmimin e biletës në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Descriptive Text

Muzeu Bunk’Art 2 kushtuar viktimave të terrorit komunist në Shqipëri, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka ofruar uljen e çmimit të biletës duke nisur nga dita e mërkurë 15 - 17 shkurt 2017.

Në një postim në faqen e “Muzeu Bunk’Art 2” në Facebook shkruhet se: “Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosoves, Bunk’Art 2 jep një ofertë speciale për të gjithë vizitoret që vijnë nga Kosova duke filluar nga dita e mërkurë 15 shkurt me një ulje të çmimit të biletës nga 500 në 350 lekë.

“Oferta vazhdon deri në ora 20:00 të datës 17 shkurt 2017. Për të përfituar nga ky çmim special mjafton të tregoni në momentin e blerjes së biletës letërnjoftimin tuaj”. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftimin e Muzeut Bunk’Art 2.

Image