Kaosi urban te “Peizazhi i kuq” i Doruntinë Kastratit

28 February 2017 21:09

Angazhimi duke kërkuar të përsosurën dhe gjurmimi për një hapësirë natyrore është fillimi i krijimit të tregimit të saj për një ngjarje.

Ekspozita e artistes prizrenase Doruntinë Kastrati, “Peizazh i kuq”, e cila u prezantua në hapësirën e qendrës për art bashkëkohor “Stacion”, u cilësua të jetë model hapësinor, i ndërtuar si tregim, ndërsa i ndikuar nga veprimtaria njerëzore.

Ky instalacion i fitueses së çmimit “Artistët e së Nesërmes” për vitin 2014, për kuratoren Vala Osmani është sinonim i gjendjes aktuale të degradimit të hapësirave, në të cilën jetojnë kafshët dhe njerëzit në vend.

Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin “Hajde”, i themeluar nga artisti Petrit Halilaj.

Ekspozita e parë personale e Doruntinës është pikënisje për projektet e radhës, të cilat kjo artiste do t’i sjellë gjatë këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme