Kulturë

“Për Romanin dhe Romanet” – testamenti i Dibrës për rrugëtimin letrar

Duke iu përgjigjur një pengu të vjetër që të realizonte një takim me lexuesit nga Kosova, shkrimtari Ridvan Dibra, të enjten mbrëma në mjediset e librarisë “Dukagjini”, ka promovuar librin e tij më të ri, “Për Romanin dhe Romanet”

Për romanin si lloj letrar është shkruar më shumë se për çdo gjë tjetër, prej pandehmave që kanë kumtuar “vdekjen” e tij e deri te ato për mbretërimin absolut të tij. Teksa e di që “e vërteta është diku në mes”, shkrimtari Ridvan Dibra është ndier i ngacmuar që të risistemojë përvojën e tij me të shtatëmbëdhjetë romanet e shkruara për afro 30 vjet. Janë romane që ai i ka cilësuar si fëmijë të braktisur, sepse autori “shkruan veprën dhe e hedh në rrugë, ia lë atë lexuesit”. Si shlyerje të një borxhi, por edhe të një pengu të vjetër, shkrimtari Ridvan Dibra ka promovuar të enjten mbrëma librin e tij më të ri “Për Romanin dhe Romanet”, duke zgjedhur për këtë Prishtinën. Siç ka shpjeguar letrari 62-vjeçar “rruga ime letrare drejt Tiranës ka kaluar përmes Prishtinës”

Që kur i kishte dhënë jetë romanit të parë “Nudo”, këtu e 26 vjet më parë, shkrimtari Ridvan Dibra kishte ndier me krejt qenien e tij se fati letrar po i lidhej pazgjidhmërisht me romanin. Ky do të bëhej trualli shkrimtaresk ku do të derdheshin energjitë e tij krijuese “më të mëdhatë, më ambiciozet, më seriozet”. “Edhe përsiatjet, gjykimet, dyshimet e dilemat e mia tashmë kanë një kryefjalë: Romanin”.

Një stivë gati e pafundmë shënimesh vetjake, ndonjëherë edhe kundërthënëse mes vete, që prekin turlifarë trazimesh e problemesh të artit e ekzistencës, janë përmbledhur në librin me të ri “Për Romanin dhe Romanet” të shkrimtarit shkodran Ridvan Dibra.