Kulturë

Vendet e botës si galeri për skulpturat e artistit shqiptar

Genti Tavanxhiun mediat e huaja e cilësojnë skulptorin më të famshëm shqiptar në botë. Ky epitet dëshmohet me faktin se skulpturat e tij janë prezantuar në shumë vende publike dhe janë pjesë e koleksioneve private në vende të ndryshme të botës.

Ato kanë kapërcyer kufijtë e Evropës, duke mbërritur deri në Azi e Amerikë. Veprat e tij zakonisht janë të punuara në gur, shkruan sot “Koha Ditore”. Finalizimi i një ideje artistike mbi këtë material kërkon eksperiencë të gjatë. E Tavanxhiu e ka këtë. Së fundi, ai mori çmimin e parë në një simpozium ndërkombëtar në Teheran.