Kulturë

Express Music sonte në KTV

Descriptive Text

Emisioni i sotëm “Express” sonte në KTV sjellë të rejat e fundit nga kultura dhe showbiznesi vendor dhe ndërkombëtar.

Ndër të tjera mund të ndiqni:

- Përgatitjet e fundit për koncertin e radhës të Filharmonisë së Kosovës

- Ekspozitën “Peizazh i kuq” të artistes Doruntinë Kastrati

- Si po pritet kënga e re e Era Istrefit?

- Cilat janë zhvillimet e reja në rastin Bill Cosby?

- Premierën e filmit “Beauty and the Beast” në Shanghai Disney Resort

- Koleksionin e ri të Armanit në Javën e Modës në Milano

Këto dhe më shumë sonte në ora 18:00 në emisionin Express, në Kohavision. Të ftuar janë aktorët Kushtrim Qerimi dhe Avni Shkodra, të cilët do të japin detaje për stand-up komedinë “Evropë qite n’veti”, e cila do të ketë premierën të premten në Gjilan.