Kulturë

“Home” ia sjell Kosovës “Luanin e artë” të Cannes

Descriptive Text

Prishtinë, 23 qershor - Filmi kosovaro-britanik “Home” ka marrë “Luanin e artë” në festivalin ndërkombëtar të kreativitetit, “Cannes Lions” në Francë. Fituesi i çmimit prestigjioz “BAFTA” në fillim të vitit, në festivalin francez është zgjedhur si më i miri në kategorinë “Entertainment”, në nënkategorinë “Kinema dhe teatralitet: filma fiksionë”.

Këtë vit, në edicionin e 64-të, festivali “Cannes Lions” nisi me datën 17 qershor dhe përfundon me datën 24. Diskutime, gara, punëtori, shfaqje filmash dhe ekspozita, që u dedikohen eksplorimit të së ardhmes në industritë kreative. Katër shou të ndarjes së çmimeve nderojnë veprat më novatore në 16 kategori të ndryshme, prej filmit dhe interaktivitetit deri te dizajni, inovacioni dhe media.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në kategorinë “Entertainment” u mbajt të mërkurën mbrëma.

“Fitimi i trofeut në këtë festival konsiderohet si një prej nderimeve më të mëdha në industri dhe shpesh është faktor në ndryshimin e karrierës”, thuhet në përshkrimin e këtij çmimi.

I tillë është edhe për njërin prej producentëve të filmit, këngëtarin e njohur, Shpat Deda.

Ky film me regji të filmbërësit të njohur britanik Daniel Mulloy, nisi si ide për kampanjë në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

“Home” është në rrugëtim nëpër festivale të tjera. “Home” më 20 qershor, në Ditën Ndërkombëtare për Refugjatë, u plasua online në internet dhe, sipas Dedës, mundësia për ta parë në këtë formë do të jetë tri javë.

Më 2008, Kosovës ia solli “Luanin e artë” të Cannes monumenti i pavarësisë “NEWBORN” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.