Kulturë

Imzot Prenushi “kthehet” në Tiranë, eshtrat në katedralen e “Shën Palit”

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë që për 1 javë të kryejnë nderimet pranë eshtrave të At Vinçens Prenushit. Eshtrat do të qëndrojnë në katedralen “Shën Pali” deri të dielën ku më pas do të zhvendosen në Dioqezën e Durrësit ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit.

Kanë mbërritur në katedralen “Shën Pali” eshtrat e At Vinçens Prenushit. Në një ceremoni të veçantë, eshtrat u vendosën në sallën e madhe të katedrales dhe do të qëndrojnë aty për një javë, për t’u zhvendosur më pas në kishën e Durrësit, aty ku do të bëhet edhe ceremonia e varrosjes.

Monsegnior George Frendo tha se ndjehet i nderuar që më në fund eshtrat e Prenushit janë mbledhur dhe se të gjithë besimtarët mund të kryejnë nderime gjatë kësaj jave në kishë.

Vinçens Prenushi u pushkatua 19 mars të 1949 pasi nuk iu përgjigj kërkesës së diktatorit Enver Hoxha për të krijuar një kishë kombëtare antagoniste me atë të Romës.

Më herët në ’46, Prenushi mbajti titullin Arqipeshkv Metropolitan i Dioçezës së Durrësit.