Kulturë

Në Prishtinë sonte mbahet Festa e Muzikës

Në Prishtinë sonte do të mbahet Festa, tashmë tradicionale, e Muzikës. Ky manifestim do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti:” dhe fillon në orën 17, ndërsa do të zgjasë deri në orën 23:30.

Oraganizatorë të kësaj Feste të Muzikës janë Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e saj për Kulturë, bashkë me Ambasadën e Francës dhe Aleancën franceze.

Është paralajmëruar performimi i disa grupeve: Shkolla AMADEUS, Pianisti i Ri, Chopin Piano Fest Prishtina Dorina Gashi-piano dhe Arian Zherka-violonçel, Shoqata e Rapsodeve "Hivzi Sylejmani", Grupi Xixëllonjat, Kori LIRA, Kori dhe Ork Nexhmije Pagarusha, Zana Ramadani dhe Valton Beqiri, Jazz Quintet, Ivan Ivanov, saxophone, Visar Kuçi, guitar, Ilir Bajri, keyboards, Oliver Josifovski, contrabass, Nesim Maxhuni, drums, Muzikë barokiene - Safet Berisha, Kaltrina Miftari, Diellza Sylejmani dhe Shaban Behramaj, Prishtina Brass, Bendi – EGE.