Kulturë

Kërkohen veprime institucionale në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit

Kërkohen veprime institucionale në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit
Gjatë shpalosjes së raportit periodik të punës së Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit është bërë e ditur se gjatë periudhës raportuese janë shënuar dy rrënime të ndërtesave të vjetra me vlera arkitektonike, si dhe parregullsi të tjera në kundërshtim me ligjet në fuqi

Shpalosja e raportit periodik të punës së Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës ka bërë që kuvendarët të kërkojnë veprime më energjike nga organet shtetërore për sundimin e ligjit në këtë zonë të mbrojtur

Aktorë të ndryshëm kanë shprehur shqetësime për zhvillimet në Qendrën Historike të Prizrenit gjatë vitit të shkuar. Sipas tyre, në këtë zonë ka mjaft sfida që duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e historike. Madje shpalosja e raportit periodik të punës së Këshillit të Trashëgimisë Kulturore të Qendrën Historike të Prizrenit në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës ka bërë që kuvendarët të kërkojnë veprime më energjike nga organet shtetërore për sundimin e ligjit në këtë zonë të mbrojtur.