Kulturë

Adem Demaçi shkrimtar

Adem Demaçi shkrimtar
Adem Demaçi (26 shkurt 1936 – 26 korrik 2018)

Adem Demaçi, njeriu që tërë jetën ia kushtoi luftës për liri të popullit të vet, është jo vetëm veprimtar politik, por edhe krijues letrar: shkrimtar me talent të rrallë.

 

Duhet të lexohet krijimtaria e Adem Demaçit për të parë se në themel të saj qëndron ideja sublime e respektimit të lirisë së tjetrit si kusht i paqes, i lirisë dhe i prosperitetit. Duhet të lexohen dhe rilexohen tregimet dhe romanet e tij – dhe të gjitha shkrimet e tij, letrare e publicistike – për të nxjerrë “mësim” prej tyre dhe për t’u kënaqur me to

Adem Demaçi, njeriu që tërë jetën ia kushtoi luftës për liri të popullit të vet, është jo vetëm veprimtar politik, por edhe krijues letrar: shkrimtar me talent të rrallë.

Në librin “Dosja Demaçi”, që flet për burgun e parë të “Bacës”, haset edhe një fjali, në të cilën thuhet: “në mesin e shkrimtarëve të Kosmetit konsiderohet si shkrimtari ma i talentuem”. Për mua si studiues i letërsisë kjo fjali ka qenë një zbulim i vërtetë. Jam fascinuar kur e kam lexuar. Përse? Për shkak se aty mësova, ku më së paku e prisja, se talentin si shkrimtar atij nuk ia mohonin as ata që e denonconin e që e burgosnin. Përkundrazi, e konfirmonin atë, duke pohuar me gojën plot se ai ishte “i talentuem”, madje shumë më i talentuar se ata, por, ajme, kishte një të keqe të madhe: ishte armik i shtetit dhe jo një armik dosido, por i vendosur, trim e konsekuent deri në fund.