Kulturë

“Vendi im” mbledh artistët shqiptarë në New York, transmetimi më 26 shkurt ekskluzivisht në KTV

Ngjarja e titulluar “Vendi im” edhe këtë vit mbledh emra të njohur të muzikës në një vend për të prezantuar një program me këngë që përfshijnë të gjitha trevat shqiptare. Koncerti synon të arrijë një numër më të madh të publikut duke i qëndruar besnik qëllimit kryesor që shqiptarët që jetojnë në SHBA t’i orientojnë tek vlerat e pasura të folklorit shqiptar, e traditën ta bëjnë më të pranishme te të rinjtë që jetojnë atje.