Kulturë

Teatri Kombëtar i Tiranës në festivalin e Kinës me “Zbutjen e kryeneçes”

“Zbutja e kryeneçes” është përzgjedhur mes shfaqjeve të repertorit të Teatrit Kombëtar për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “The Silk Road” në qytetin Xi’an në Kinë.

Me mbylljen e sezonit artistik 2016-2017, Teatri Kombëtar po bën përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në dy ngjarje shumë rëndësishme ndërkombëtare.

Përveç pjesëmarrjes në festival në Xi’an të Kinës, në datat 23 deri më 28 shtator Teatri Kombëtar do të përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar në Tangxianzu, në qytetin Fuzhou të Kinës.

Kjo është hera e parë që Teatri Kombëtar prezantohet me shfaqje në Kinë.