Kulturë

“Trashëgimia përmes imazheve” me fotografi e pulla postare

Imazhet e monumenteve të ndryshme, në fotografi e pulla postare, monedhat bashkë me bankënota të disa shteteve, ndërtojnë ekspozitën më të re, që është hapur në Muzeun e Kosovës.

Studentët që synojnë të jenë etnologë e antropologë të ardhshëm, bashkë me Filatelinë e Postës së Kosovës e kanë shndërruar një nga hapësirat e katit të dytë të Muzeut të Kosovës në ambientet ku zënë vend imazhe nga fusha trashëgimisë kulturore jo vetëm e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fotografitë e realizuara nga studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, megjithëse të formateve të vogla, për tri ditë, do t’u shërbejnë vizitorëve që të shëtisin nëpër një pjesë të monumenteve arkitekturore që posedon Kosova.

Image

Pullat postare janë dëshmi e asaj se çfarë prezanton Kosova nëpër botë. Pamjet e figurave historike dhe artefakteve që shëtisin botën janë vlerësuar si një trashëgimi e veçantë për shtetin më të ri në Evropë. Në mesin e eksponateve ka qenë edhe një orë e moçme, fener, dorëshkrime e gjësende tjera.

Këto gjenden krahas monedhave e bankënotave përderisa hapësira më e madhe dominohet nga pullat postare e fotografitë e monumenteve dhe objekteve të kultit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image