Kulturë

“TOK” synon ndërkombëtarizimin e artit shqiptar

Programi online i “TOK për kulturën tonë!” përfundoi me interpretimin e kantautores Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin skenik “AJO”. Shoqëruar në piano nga londinezi Christian Prior, “AJO” platformës artistike i solli “Burrneshën”, “Këngën e Qamiles”, “Zaren” dhe këngën “Nëna”

Pak muzikë dhe një performancë baleti nga Vjena. Një kapërcim në Zürich te kompozitorët e huaj. Më pas bashkëpunimi midis babait dhe të bijës në Prishtinë. Një ndalesë në Koln për të recituar “Cigaren” e Fadil Krajës, dhe pastaj nga Tirana, interpretimi i veprave “Mall Bulevardi” dhe “Zemër e një gruaje”. “Burrnesha”, “Kënga e Qamiles”, “Zare”, “Nëna” vijnë nga Londra. Pak a shumë, kështu është harta e mbrëmjes kulturore-artistike “TOK për kulturën tonë!”. U vlerësua si një fillim i mbarë, për iniciativën që synon ta prezantojë artin dhe kulturën shqiptare anembanë botës. Gjithçka erdhi online, mbrëmjen e së shtunës, në platformën digjitale “TOK”.

Sipas përshkrimit në ueb-faqen e platformës “TOK”, themeluar nga organizata të ndryshme në Evropë, synimet janë që një ditë ajo të zgjerohet përtej hartës që rrumbullakon tash.