I kthehet identiteti shtëpisë së Andon Zako Cajupit

I kthehet identiteti shtëpisë së Andon Zako Cajupit

27 February 2017 11:44

Një ekip i Ministrisë së Kulturës ka realizuar një vizitë në Sheper të Zagorisë, për rilevime në shtëpinë e Andon Zako Çajupit, ku thuhet se ky objekt është përshtatur për shkollë dhe një pjesë e ndërtesës pothuaj nuk përdoret.

“Më tej do të pasojë projekti pasi ndërtesa ka nevojë për restaurim, por edhe për kthim në identitet. Shtëpia e Andon Zakos, është monument i kategorisë I, shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Urdhër Nr. 412, Datë 18/09/2003”, njofton ministria e Kulturës.

“U mrekulluam jo vetëm me bukuritë e natyrës e të fshatit, por sidomos me mikpritjen e këtyre njerëzve kaq bujare që kanë vendosur të jetojnë aty edhe pse nuk është e lehtë”, thuhet më tej në njoftim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme