Kulturë

Opera Mbretërore e Londrës bën film për sopranon Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të realizojë një film për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho.

Në faqen zyrtare në facebook, siç transmeton atsh, Royal Opera House njofton se ky film do të jetë i zhanrit dokumentar dhe xhirimet do të nisin këtë javë.

Në këtë dokumentar do të paraqitet rrugëtimi i Ermonelës drejt operave, për sfidat në skenat e mëdha botërore, duke përfshirë edhe atë të Londrës.

Në këtë dokumentar do të përfshihen edhe emocionet e yllit botëror të muzikës operistike.