Kulturë

Kafe-galeria “Monet” rihap dyert

“Blej, lexo dhe takohu” është ftesa për vizitorët e galerisë “Monet”.

Hapësira ekspozuese këtë muaj i ka hapur dyert për vizitorë në një lokacion të ri, por për shkak të pandemisë kjo gjë u bë pa ceremoni.

Ata që ia mësyjnë kësaj galerie në muret e saj mund të ndeshen me botën artistike të Veli Blakçorit. Veçantitë e tij artistike vërehen në vizatimet, pikturat e skulpturat e ekspozuara.

Përveç pikturave, kjo galeri ofron edhe produkte të tjera. Pjesa më e madhe e tyre janë prodhime vendore e përmbajnë një simbol Kosove.

“Monet” do të vazhdojë të jetë adresë ekspozuese dhe urë lidhëse mes artistëve dhe artdashësve.

Kafe-galeria “Monet” pas pandemisë pritet t’i zgjerojë edhe më shumë aktivitetet për vizitorët e krijuesit.