Kulturë

Prapaskenat e xhirimit të filmit në pandemi

Ekipi po pret terrin ta mbulojë Novobërdën, për ta xhiruar skenën finale të filmit.

Një rrëfim i bazuar në ngjarje të vërtetë nga lufta e fundit në Kosovë, po ekranizohet në kohë pandemie, transmeton KOHA.

“Kangjelet” titullohet filmi që ka bërë bashkë në shesh xhirimi aktorët, të cilët kanë punuar duke respektuar masat parandaluese të koronavirusit.

Producenti Arbër Krasniqi, thotë se realizimi i filmit në këtë kohë ishte goxha sfidues.

Regjisori Faton Bajraktari, zbërthen dramën që shtjellon filmi i tij i ri, derisa zbulon emrat e aktorëve në role kryesore.

Për ekipin, xhirimet e filmit “Kangjelet” ishin përvojë e veçantë.

“Kangjelet” është përzgjedhur të financohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës me konkursin e vitit 2018.