Kulturë

Themeluar për të mbrojtur trashëgiminë botërore, UNESCO shpesh kërcënon atë që duhet të mbrojë

Më 16 nëntor 1945, 44 kombe u mblodhën në Londër për të krijuar një organizatë ndërkombëtare, e cila kishte për qëllim bashkëpunim arsimor, shkencor dhe kulturor nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Projekti i tyre ishte rindërtimi intelektual dhe moral i një bote të shkatërruar.

Të zhytur në muzgun e perandorisë dhe të udhëhequr nga fitimtarët e luftës që sapo kishte përfunduar, fuqitë e mëdha koloniale dhe themeluesit e UNESCO kërkonin të kishin ndikim global me një program rindërtimi.

UNESCO u përpoq të “rregullonte” të kaluarën, duke e menaxhuar situatën e të ardhmes. Ajo që filloi me Europën e shkatërruar nga lufta shumë shpejt u drejtua drejt një bote në zhvillim.

Historia e UNESCO-s është ajo e një organizate që filloi me optimizëm, por kaloi me shpejtësi nga një asamble qeveritarësh në një tirani shtetesh.

E transformuar në një agjenci ndërqeveritare, UNESCO ka arritur të përshkojë të gjitha aspektet e funksioneve të saj. Kjo është e dukshme në punën e shumë prej programeve të profilit të saj të lartë, përfshirë Trashëgiminë Botërore, e cila kërkon të identifikojë, mbrojë dhe ruajë vendet kulturore dhe natyrore.

Mbrojtja ndaj monumenteve të tilla përballë përshkallëzimit të industrializimit dhe shkatërrimit është sigurisht pozitiv – por e gjitha qëndron te mënyra se si kombet kanë mobilizuar këtë thirrje përmes një dilemë komplekse. Beteja për të ‘shpëtuar Venecian’ është një çështje e tillë.

Më 6 nëntor 1966, përmbytjet shkatërruan Venecian. Një stuhi baticash, lumenjsh që kishin dalë nga shtrati dhe erërat e fuqishme shkatërruan vendin.

Niveli i ujit u rrit mbi 2 metra. Mijëra shtëpi u shkatërruan. Thesaret kulturore me vlerë 6 miliard dollarë u dëmtuan. UNESCO mblodhi qeveritarët dhe thirrjet për fonde shpëtuan qytetin dhe thesaret e tij.

Edhe para krijimit të Konventës së Trashëgimisë Botërore në 1972 dhe listës së saj të famshme, UNESCO u përpoq të ruante dhe mbronte vendet me vlerë që ishin në rrezik, qoftë Venecia apo Abu Simbel, duke iu lutur kombeve të botës të ndanin barrën financiare.

Gjatë viteve 1960 dhe 1970 UNESCO u angazhua në fushata të shumta të mëdha në Egjipt, Sudan, Pakistan, Tunizi, Siri, Indonezi dhe Itali.

Gaston Palewski, një politikan francez (dhe Charles de Gaulle-së homme de confiance) u regjistrua në atë që u bë e njohur si ‘lufta për Venecia’.

Por çfarë arriti UNESCO? Në vitin 2016, 50 vite pas përmbytjeve, Komiteti i Trashëgimisë Botërore po debatonte intensivisht për të ardhmen e qytetit. Problemi ishte ndikimi që kishte njerëzimi: cisternat e naftës dhe anijet e mëdha të lundrimit, një aeroport i ri, transformimi i ndërtesave historike dhe shkalla masive e turizmit ndikuan në çdo aspekt të jetës veneciane.

A ka dështuar UNESCO në misionin e tij afatgjatë për të ‘shpëtuar’ Venecian?

Një raport nga Këshilli Ndërkombëtar mbi Monumentet (ICOMOS) fajësoi autoritetet italiane; pasi ata kishin lejuar turizmin e pakontrolluar.

Zhvillimet e tyre në infrastrukturë do të çonin në ndryshime të mëtejshme të pakthyeshme. Autenticiteti dhe integriteti i Venecias ishin shumë të prekshëm. Për më tepër, qeveria italiane kishte përfituar nga UNESCO për të promovuar Venecian, por jo gjithmonë i kishte zbatuar rekomandimet e ekspertëve, transmeton abcnews.al

Venecia ishte në rrezik dhe pavarësisht kësaj, Komiteti i Trashëgimisë Botërore kishte shmangur diskutimin e vendit për dekada, për arsye politike.

Italia ka pasur numrin më të madh të vendeve në Listën e Trashëgimisë Botërore për shumë kohë dhe ka një ndikim të konsiderueshëm në fushën e trashëgimisë globale dhe të ruajtjes.

Europa Nostra, një partner i njohur i OJQ-ve të UNESCO-s dhe federatës kryesore për trashëgiminë kulturore në Europë, u themelua në përgjigje të përmbytjeve të vitit 1966. Përfaqësuesit i thanë Komitetit se Venecia ishte vendi më e rrezikuara në Europë dhe i bënë thirrje UNESCOs për ta vendosur atë në Listën e Trashëgimisë Botërore të vendeve që ishin në rrezik.

Kjo gjë nuk ndodhi dhe që atëherë ka pasur diskutime.

Programi i UNESCO-s për ruajtjen e Venecias përfshin më shumë se 1,500 projekte, që kushtojnë më shumë se 50 milion euro. UNESCO kishte themeluar dy zyra në Venecia, një zyrë rajonale dhe një tjetër kushtuar qytetit.

Në romanin e tij në vitin 1912” Vdekja në Venecia” , Thomas Mann shkruajti se “qyteti po vuante dhe po maskonte faktin, që të mund të vazhdonte të ecte përpara”.

Historiani britanik i artit John Pope-Hennessy këmbënguli: ‘Nuk ishte vetëm çështja e përmbytjes; përkundrazi ishte një çështje e asaj që zbuloi përmbytja, e shkatërrimit të bërë nga brezat për shkak të neglizhencës.

Gjendja e Venecias nënvizon faktin se si prestigji dhe të ardhurat fitimprurëse që Trashëgimia Botërore dhuron tani eklipsojnë ruajtjen e vendeve historike.

Mandati i mbrojtjes së trashëgimisë botërore gradualisht është zëvendësuar nga një dëshirë ndërkombëtare për të siguruar dhe mobilizuar UNESCO-n si markë për turizëm dhe qëllime nacionaliste.

Në dekadat e fundit, Lista e Trashëgimisë Botërore ka fituar prestigj edhe më të madh, duke nxitur konkurrencë mdisi vendeve me status.

Kombet europiane vazhdojnë të dominojnë, duke pasur burime dhe mjete më të mëdha politike. Me rritjen e turizmit masiv dhe nacionalizmit të ringjallur, problemi nuk po zhduket/abcnews.al