Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 7 aktorëve të kinematografisë shqiptare

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” 7 aktorëve të kinematografisë shqiptare

27 February 2017 10:17

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, vlerësoi shtatë aktorë të mëdhenj të skenës teatrore dhe kinematografisë shqiptare me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore, pas vdekjes aktorëve Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Kadri Roshit e Violeta Manushit “Në shenjë vlerësimi që ishin ndër të parët e artit skenik shqiptar, bashkëkontribues në fillesat e Teatrit Kombëtar, duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve e të zhvillimit të teatrit e kinematografisë në Shqipëri talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur që e bënë një shprehës të përkryer mjeshtërie të lartë dhe përkushtimi të pashoq.”

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore edhe aktores Margarita Xhepa, “Si mjeshtre e përkryer dhe interpretuese e rrallë e artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë të personazheve aq të spikatura jetësore, e cila për dekada me radhë ka portretizuar karaktere të panumërta dramatike e aq të dashura, duke mbetur përjetësisht e gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”;

Robert Ndrenikës “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.”; si dhe Tinka Kurtit “Me vlerësim të merituar shtetëror për interpretimet e saj të përkryera e mallëngjyese, duke u shndërruar prej disa dekadash me radhë në njërën prej aktoreve më të adhuruara e mbresëlënëse të filmit shqiptar që nga filmi i parë ‘Tana” e deri në qindra role të paharrueshme nëpër skenat tona teatrore.”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme